Është shpallur konkursi për ndarjen e çmimit shtetëror “Goce Delçev”

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se sot është shpallur konkursi për ndarjen e çmimit shtetëror Goce Delçe në vitin 2021. Me çmimin, e cila ndahet për librin shkencor ose vepër të botuar në vitin 2020, jepet mirënjohje shoqërore për arritje të rëndësishme të veçantë në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e shkencës.

Të drejtë për aplikim ka autori ose grup autorësh të veprave që botohen ndaras, të recensuara dhe të katalogizuara.

Për datën e shpalljes konsiderohet data që është shpallur në katalogjizimin e botimeve (CIP). Të drejtë për aplikim nuk kanë realizime të shpallura në revista profesionale dhe shkencore me impakt faktor, si dhe kapituj ose pjesë nga librat. Propozime për ndarjen e çmimit dhe ekzemplarë nga realizimet shkencore mund të paraqesin institucionet, shoqatat tregtare, shoqatat qytetare dhe qytetarët

Të njëjtat dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës – këshilli për ndarjen e çmimit Goce Delçev Bul. Shën Kirili dhe Metodi ”nr. 54, 1000 Shkup, në përfundim me 15.2.2021.

Ndarjen e çmimit „Goce Delçev“ zakonisht organizohet me 4 Maj.