Sot nisin aplikimet për bursa studentore për vitin akademik 2021-2022.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se nga ky vit, procedura për aplikim për bursë është digjitalizuar përmes portalit “e-slugi.mon.gov.mk”, i cili thjeshton ndjeshëm mënyrën e ushtrimit të së drejtës per aplikim.
Studentët që nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, mund ta plotesojne fleteaplikimin qe gjendet online e ta dorezojne bashke me dokumentacionin tjeter te nevojshem ne MASH.
Afati i fundit për aplikim është 15 tetori.Te premten fillon edhe dorëzimi i dokumenteve për vazhdim e së drejtës për bursë të fituar në një nga vitet e kaluara akademike, për të cilat çdo shfrytëzues që i plotëson kriteret e marrëveshjes së nënshkruar me MASH, dorëzon vërtetim për regjistrimin e semestrit të ardhshëm, gjegjësisht vitin e studimit, certifikatë ose vërtetim për provimet e parapara dhe të dhëna me sukses nga vitet e kaluara dhe indeksin në shikim, si dhe dëshmi që ka dhënë 80 ose 90 % të provimeve të parapara , varësisht nga lloji i bursës që shfrytëzon.
Afati i fundit per aplikim per keta student, është 30 tetori. MASH siguron mbështetje gjatë aplikimin për çdo kandidat të interesuar për bursë për studentë , përmes Sektorit për standardin e studentëve, theksojnë nga Ministria.