DUELI/ Mbreti i ri i Netflix, seriali që nxori ‘jashtë loje” La Casa del Papel

The Squid Game” është seriali më i ri i Netflix dhe pas daljes së tij në 17 shtator është kthyer në një fenomen tek shikuesit.

“The Squid Game” është një serial i Koresë së Jugut që aktualisht ka nëntë episode. Ai paraqet historinë e 456 njerëzve të cilët janë të ftuar të marrin pjesë në një lojë misterioze dhe të rrezikshme me mundësinë për t’u bërë milionerë. Duket se ideja u popullarizua shumë shpejt pasi seriali tashmë ka arritur të tejkalojë disa nga serialet dhe filmat më të spikatur në platformë.

“The Squid game”  ka tejkaluar rashmë La Casa de Papel në shikime. Sipas të dhënave nga FlixPatrol, “The Squid Game” është bërë seriali më i njohur në gjuhë të huaj në Netflix. Ai arriti të kapërcejë La Casa de Papel, e cila, pas pesë sezonesh, ishte akoma në vend të parë.

Megjithatë, është mbresëlënëse që përveç “La Casa de Papel”, “The Squid Game” ka tejkaluar gjithashtu “Sex Education”, një serial tjetër të njohur që sapo ka nxjerrë një sezon të ri. Për më tepër, ky prodhim i Koresë së Jugut është pozicionuar si i preferuari në 10 vende të ndryshme të botës.