Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi sot gjatë vizitës në shkollën fillore “Liria” në Shkup informoi se të premten apo të shtunën do të mbajë takim me Sindikatën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – SASHK.
Ai theksoi se Ministria është në komunikim të rregullt me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedellkovski.
“Bisedojmë, diskutojmë dhe analizojmë për të gjitha parametrat, pasi gjithçka do të pastrohet dhe qartësohet do të vendosim bashkërisht për rritjen e ardhshme të pagave”, tha Ademi.
Ai shtoi se po ndërmarrin një sërë aktivitetesh dhe një sërë masash për të cilat ka edhe implikime fiskale dhe se shqyrtohen të gjitha opsionet dhe detajet që të kenë mbështetje dhe bazë për rritjen e ardhshme të pagave.
“A meritojnë të gjithë mësimdhënësit dhe të gjithë të punësuarit më shumë, gjithsesi se po, këtë e kemi treguar deri më tani me rritjen e pagave për 10,8 për qind dy vite me radhë dhe mendoj se do të kemi rritje të ardhshme të pagave, por sa do të jetë kjo rritje varet nga shqyrtimi i të gjitha parametrave”, thotë Ademi.
I pyetur për tekstet shkollore për të cilat disa shkolla janë ankuar se mungojnë, ai theksoi se kanë dy procedura nga të cilat duhet të bëhet dallimi: procedurë për blerje e cila realizohet me shtëpitë botuese të cilat kanë të drejtë ekskluzive mbi tekste shkollore dhe me çfarë aspak nuk kanë problem dhe kanë pasur tekste shkollore për të cilat Ministria e ka të drejtën autoriale, ndërsa për këtë, siç informoi, janë gati finalizimit të procedurës për zgjedhjen e operatorit ekonomik.
“Kur jemi te procedura e dytë, nga viti 2014 nuk kemi pasur furnizim publik të suksesshëm apo sipas procedurës së ankimimit apo para instancave gjyqësore është shfuqizuar furnizimi publik. Për këtë tani jemi në rrugë të mirë, evaulohen ofertat dhe për një kohë të shkurtër do të kemi ankand elektronik dhe ai që do të ofrojë çmim më të ulët, ai do të zgjidhet t’i shtypë të gjitha tekstet shkollore për të cilat Ministria e ka të drejtën ekskluzive”, tha Ademi.