Bora dhe temperaturat e ulëta i kthyen nxënësit në mësimin online në rajonin e Ohrit dhe të Strugës. Drejtuesit e shkollave së bashku me këshillin e prindërve vendosën të ndërpresin përkohësisht mësimin me prani fizike. Disa nga këto shkolla janë të vendosura në zonat më të larta rurale, ndërsa shumë prej mësuesve deri në vendin e tyre të punës vijnë me autobus ose makinë.
“Duke pasur parasysh situatën dhe vendndodhjen e shkollës sonë, vendosëm mësimi të vazhdojë përmes internetit. Vetë ngrohja e shkollave në kushte të tilla është larg arritjes së temperaturës. Me të ardhur në shkollë, bora bën të vetën. Nxënësit do të lagen, do të ngelin këtu, do t’u thahen rrobat në trup. Pandemia po e bën të vetën. Nuk do të lejonim që një ftohje e vogël të ndikojë te fëmijët, kështu që nuk është kontestuese të ndjekësh mësimet në internet nga shtëpia për një javë”, tha Natasha Taneska- drejtoreshë e Shkollës Fillore Shën Kliment i Ohrit.
“Nga shkolla fillore Shën Kliment i Ohrit thonë se mësimi përmes internetit për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën do të vazhdojë deri në fund të kësaj jave, për sa kohë që temperaturat dhe kushtet e motit nuk lejojnë që mësimi të kryhet me prani fizike”.
Në Ohër bëhet fjalë për tetë shkolla, një pjesë e tyre janë në qytet, ndërsa në Strugë, bëhet fjalë për shkollat në fshatrat Radolishtë, Jabllanicë, Radozhdë dhe Lukovë. Ndërsa, në rajon, reshjet e mëdha të borës vazhdojnë të shkaktojnë probleme. Në fshatrat e Strugës ka njerëz që pastrojnë borën me vetiniciativë. Lulzim Mena, mërgimtarë nga Zvicra, pastron borën me xhipin e tij për dy ditë me radhë.
Rruga Ohër – Strugë është e kalueshme, por ende është nën dëborë, për shkak të së cilës trafiku zhvillohet në mënyrë të vështirë.
Burimi: Alsat-M