Komuna e Çairit dhe Qendra për arsim të të rriturve për të tretën herë realizojnë projektin për ngritjen e nivelit arsimor të qytetarëve. 272 kandidatë të moshës së rritur përfundojnë me sukses shkollimin e mesëm në SHMQSH “Cvetan Dimov”.
Komuna e Çairit në bashkëpunim me Qendrën për arsim të të rriturve të udhëhequr nga znj. Lindita Qazimi mundësuan edhe këtë vit vazhdimësinë e projektit që u mundëson shumë të rriturve kryerjen me sukses të shkollës së mesme duke ndikuar kështu në ngritjen e nivelit të përgjithshëm arsimor të qytetarëve dhe zgjerimin e perspektivës së tyre socio – ekonomike.
Me diplomë të shkollës së mesme u pajis grupi i tretë i të rriturve që numëronte 272 persona të shpërndarë në 8 paralele të shkollës së mesme “Cvetan Dimov”, të cilët i Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu i përgëzoi për përkushtimin e treguar në realizimin e këtij misioni dhe i uroi që të kenë gjithmonë këtë vullnet dhe frymëzim për dije e përparim.
Ndarjen e diplomave kreu i Çairit Ganiu dhe drejtoresha Lindita Qazimi e realizuan sëbashku me ish kryetarin e Komunës së Çairit Izet Mexhiti – nismëtarin e realizimit të këtij projekti shumë të rëndësishëm para disa viteve, ish drejtorin e Shkollës së Mesme “Cvetan Dimov” Shaip Zeneli, koordinatorin e projektit njëherit këshilltar në Qytetin e Shkupit Besnik Ajeti dhe drejtorin e Shkollës së Mesme “Cvetan Dimov” Visar Durak.