TEXAS/ Hapet shkolla e parë në gjuhën shqipe

Dua Lipa është aktualisht e angazhuar me turneun e saj nëpër Amerikë, ‘Future Nostalgia’. Ylli shqiptar me famë botërore do të performojë në Amerikën e Veriut deri me 1 Prill dhe më pas pritet të vijë në Evropë deri në fund të qershorit.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Levitating” ka bërë me dije se ka marrë pjesë në inaugurimin e shkollës së parë shqipe në Texas. Krahas një fotografie, Dua shkruan: “Një nder të isha pjesë e hapjes së shkollës së parë shqiptare në Texas sot”.

Më tej ajo bën me dije se “Qendra promovon kulturën, artin dhe muzikën shqiptare duke ofruar kurse gjuhësore për moshat 5-15 vjeç”.