ABEDIN ISMAILI/ “UKRAINA KALLET SHTETET TJERA TALLEN”

Filloi ajo që pritej e për të cilën pak përgatitej, ndaj sulmit ushtarak nuk vendosen sanksione ekonomike. Pasi me veprime të tilla po krijohet pa siguri e frikë se nuk mundesh në të njëjtën formë me u kundërpërgjigj.

Rusia në mëngjesin e 24 shkurtit sulmoi Ukrainen, ndërsa kërcënoi tërë globin, pra shumë hapur tha se shteti i tretë pjesëmarres në këtë konflikt do të merrë përgjigjen e Rusisë.

SHBA, Aleanca Veri-Atlantike(NATO) dhe shtetet tjera evropiane po frikësohen nga Rusia apo po presin të vdesin më shumë viktima që nevoja për ndihmë të shtohet edhe më shumë?!

Tallje ironike reflekton dënimi me sanksione ekonomine në situata kur njerzimi po shkatrrohet, jetët e humbura nuk kthehen me asnjë çmim, intervenimi në kohë është masë parandaluese të përshkallzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Rusia hap pas hapi duke kundërshtuar gjatë gjithë kohës se ka synim pushtimin e Ukrainës, sot veproi dhe tregoi se kur diçka vendos nuk ka kthim mbrapa.

Udhëheqësit evropian e amerikan po ndërtojnë një lider rus të tipit Putin i cili edhe kur sulmon kërcënon, sulmon një shtet kërcënon gjitha shtetet. Një lider që nuk frikësohet e i frikëson të gjithë. Prandaj, sanksionet ekonomike të vendosen por mos të jenë të vetmet masa kundër një sulmi ushtarak e të pa drejtë, që vret demokracinë dhe ngjall autokracinë.