U mbajt takimi i parë i grupit për digjitalizim të arsimit profesional, pjesëmarrës edhe Racio

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ka mbajtur takimin e parë të grupit punues për digjitalizimin e arsimit profesional dhe zhvillimit të kapaciteteve profesionale në kuadër të procesit për Menaxhim të dijeve dhe mësimit.

Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio” është pjesë e këtij grupi , së bashku me shoqatën Helvetas, Fondacionin Albiz, përfaqësues të MASH-it, Qendrës për Arsim Profesionale, që ka për qëllim t’i identifikojë dhe definojë mundësitë më të mira për zbatimin e zgjidhjeve më bashkëkohore digjitale, në drejtim të zhvillimit të konceptit që do të shpie deri tek arsimim profesional më kualitativ dhe modern.

Fokus i veçantë i jepet definimit dhe përpunimit të zgjidhjeve inovative të cilat deri tani nuk janë implementuar në sistemin  tonë arsimor. /Schoolture.info