Qytetarët zakonisht preferojnë të shpenzojnë pak më shumë para vetëm e vetëm për t’u ndjerë të sigurt në ambientin ku jetojnë.
Një investim jo i vogël shkon edhe për automjetet të cilat shërbejnë për transport të qytetarëve, shkruan lajmi.net.
E kur i blejnë ato, qytetarët dëshirojnë të sigurohen se ato nuk mund të vidhen lehtë nga grabitësit.
Por, në kohën bashkëkohore kur teknologjia ka arritur në kulmin e zhvillimit, edhe grabitësit janë duke u perfeksionuar në “profesionin” e tyre.
Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, shihet sa lehtë një person hapë dyert e makinave që gjenden në parking.