Vazhdon të mbetet numri i lartë i personave të vdekur si pasojë e koronavirusit, të cilët janë të pavaksinuar. Ministria e Shëndetësisë informon se në periudhën prej 06.08.2021 deri 13.01.2022, 78 për qind e të vdekurve nga kovid-19 kanë qenë të paimunizuar, ndërsa vetëm 22 për qind e tyre kanë qenë të vaksinuar. Sipas autoriteteve shëndetësore në periudhën e njëtë kohore 85.593 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, prej tyre 63 për qind e tyre kanë qenë të paimunizuar.
“Në periudhën prej 06.08.2021 deri 13.01.2022 në të gjithë vendin 85.593 qytetarë kanë qenë pozitiv me kovid-19, prej tyre 37 për qind kanë qenë plotësisht të imunizuar, respektivisht 32.079 persona. Ndërsa, sipas analizave, 53.514 qytetarë apo 63 për qind e tyre, të cilët janë infektuar me koronavirus kanë qenë të paimunizuar”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Momentalisht numri i të hospitalizuarve rezulton në 340 persona, prej të cilëve 19 për qind e tyre janë të imunizuar ndërsa 81 përqind e tyre janë të paimunizuar. Institucionet e shëndetësisë njoftojnë se në javët e kaluara është ulur numri i të shturarve nëpër spitale, por ekzaminimet ambulatore janë rritur.