Oymyakon, i njohur si vendi më i ftohtë i banuar në Tokë, ka rreth 500 banorë, të cilët merren kryesisht me blegtori dhe peshkim.
Në fshatin rus Oymyakon në pjesën e largët lindore të Siberisë, këtë muaj temperaturat ranë në minus 60 gradë Celsius, raporton Anadolu Agency.
Oymyakon, i njohur si vendi më i ftohtë i banuar në Tokë ka rreth 500 banorë, të cilët merren kryesisht me blegtori dhe peshkim.
Moti i ftohtë ndikon negativisht në kushtet e jetesës së përditshme të njerëzve që jetojnë në këtë vend.
Oymyakon ndodhet në pjesën lindore të Siberisë në brigjet e lumit Indigirka ndërsa i përket rajonit Yakutsk dhe ndodhet vetëm tre gradë nga rrethi polar.