Profesori japonez ka zhvilluar prototipin e ekranit të televizorit që mund ta lëpini dhe që mund të imitojë shijet e ushqimeve, që është një hap drejt realizimit të sensorëve shumë-funksional të shijuarit të ushqimit përmes shikimit.
Pajisja e quajtur Taste the TV (TTTV) përdor një hapësirë “rezervuar” të vogël me 10 shije, që në kombinim ofrojnë shije të caktuara të ushqimeve, transmeton Telegrafi.
Mostra e shijes më pas kalon nëpër foljen higjienike në televizorin e sheshtë, me qëllim që shikuesi të mund ta shijoj.
“Në ‘epokën’ e coronavirusit ky lloj i teknologjisë përmirëson mënyrën sesi njerëzit lidhen dhe komunikojnë me botën e jashtme”, tha Homei Mijashit, profesor në Universitetin Mei në Tokio.
“Qëllimi është t’i ofrohet njerëzve përvoja që të shijojnë diçka siç janë ushqimet nëpër restorante në pjesë të ndryshme të botës, por që derisa qëndrojnë në shtëpi mund t’i realizojnë këto qëllime”, shtoi ai.
Mijashti punon me një ekip prej 30 nxënësve dhe ka prodhuar pajisje të ndryshme për shije, përfshirë pirunin që e bën ushqimin të ketë një shije më të mirë.