Prej sot për të hyrë në çdo lloj objekti në ambient të mbyllur ose të hapur, qytetarët do t’ju duhet të posedojnë çertifikatë ose vërtetim për imunizim ndaj Kovid-19, respektivisht të kenë dëshmi se kanë pranuar dy doza të vaksinës. Veç kësaj, qytetarët kanë mundësi të frekuentojnë këto objekte me vërtetim se kanë kaluar koronavirusin në 45 ditët e fundit, duke e llogaritur nga dita e shërimit.
Ky vendim është marrë në seancën e Qeverisë të mbajtur më 26 tetor.
Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat dhe të jenë të përgjegjshëm, gjithashtu u bën apel qytetarëve të cilët nuk janë të imunzuar, që të vaksinohen sa më parë, pasi siç thonë vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet imuniteti kolektiv.
Ministria e Shëndetësisë
“Ministria e Shëndetësisë informon se duke filluar nga nesër 15 nëntor 2021 për hyrje në çdo objekt, është e nevojshme çertifikatë apo vërtetim të imunizimit ndaj kovid-19, më respektivisht çertifikat për pranim të dy dozave të vaksinës, ose vërtetim për kalimin e koronavirusit në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit”
Gjithashtu, egzekutivi ka miratuar masa lehtësuese për organizimin dhe mbajtjen e seminareve, trajnimeve, kurseve, në pjesën e mbyllur të objekteve deri në 50 për qind të kapaciteteve të hapsirës. Me vendim të Qeverisë, lejohet edhe puna e bareve dhe klubeve të natës, si dhe objekteve hotelierike të cilat janë regjistruar për ahengje, dasma, ditëlindje dhe organizmie të ngjashme, në 50 për qind të kapaciteteve së hapësirave.