Vetëm për një javë, koronavirusi u mori jetën 124 pacientëve, 78 % e të cilëve nuk ishin të vaksinuar. Sipas autoriteteve në periudhën 15-21 tetor vetëm 27 viktimat ishin të vaksinuar shumica prej tyre me vaksinat kineze. Kjo situatë ka bërë që të moshuarit të rreshtohen për të marrë dozën e tretë Pfizer, të cilat po jepen bë pikat e vaksinimit sipas protokollit 3-6 muaj pas marrjes së vaksinave kineze.
Në këtë pikë të vaksinimit posedohet vetëm vaksina Pfizer momentalisht po jepet doza tretë që ka shumë interesim, vetëm në ndërrimin e parë kishte mbi 160 për dozën e tretë”, tha Ajlla Biharaç, Kryqi Kuq.
Për dozën e parë nuk kishte shumë, por për të tretën shumë më tepër. Për dozën e parë më shumë vijnë të rinjtë, ndërsa ata që nuk vijnë kanë frikë mos u ndodh gjë. Disa kanë probleme, janë gratë shtatzëna”, theksoi Almansa Hoti, infermiere.
Në raportin e fundit, janë regjistruar 511 raste të reja me koronavirus, 497 pacientë u shëruan ndërkaq ndërruan jetë 10 persona. Qytetarët shprehin interesim të shtuar për tu vaksinuar ngaqë frika për një infektim të ri këtë vjeshtë është shtuar me rritjen e shifrave të të prekurve.
“Mendoj se obligimi ynë është çfarë na thonë të bëjmë dhe duhet tu besojmë institucioneve. Nëse kemi opsion tjetër nuk e di, por unë nuk kam. Patjetër të gjejmë shpëtimin tek vaksinimi.”
“Po çka do që është për të mirën e shëndetit duhet ta marrim. Secili njeri ka dëshirë të jetoj më gjatë.”
“Nuk kemi zgjidhje tjetër. Nëse ju kërkojnë çdo vit ta merrni sikur të gripit stinor? Patjetër nëse ka nevojë.
Nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë ndërmend të shtojnë pikat e vaksinimit në kryeqytet. Edhe në qytetet tjera imunizimi po zbatohet vetëm nëpër shtëpitë e shëndetit, ndërkohë vazhdojnë dyndjet e qytetarëve. Mjekët thonë se i posedojnë gjitha llojet e vaksinave edhe atë në sasi të mjaftueshme.
Këtu tek ne merret doza I-II-III ku interesimi javën e fundit është shtuar për dozën e tretë, por në dispozicion kemi edhe dozën e parë dhe të dytën si rivaksinim. Procesi shkon paralel por interesimi është më shumë për të tretën. Vaksina ka mjaftueshëm kështu që disponojmë me të gjitha llojet”, tha Albina Bektashi-Qerimi, mjeke.
Sipas të dhënave zyrtare, dje janë dhënë 7,739 vaksina prej të cilave 748 doza parë, 1,629 doza e dytë dhe 5,362 doza e tretë. Deri më 25 tetor gjithsej afër 802 mijë qytetarë janë vaksinuar, prej të cilëve 771 mijë të rivaksinuar dhe mbi 15,850 me dozën III. Në total 35% e popullsisë është imunizuar plotësisht.
Burimi: TV ALSAT