Skriningun që do ta realizojë Ministria e Shëndetësisë do të përfshijë 8 178 nxënës të 80 komunave mbarë vendit dhe Qytetit të Shkupit. Pas pajtimit të marrë me shkrim paraprakisht nga ana e prindërve ose kujdestarëve të nxënësve, testimet, që do të fillojnë nga java e ardhshme, do të përfshijnë gjithsej 364 shkolla fillore dhe 109 shkolla të mesme në mbarë vendit. Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë sot ka filluar mbledhja e pajtimeve për testim të nxënësve nëpër shkolla.
Ministria e Shëndetësisë
“Ministria e Shëndetësisë skriningun nëpër shkolla do ta realizojë përmes zgjedhjes së rastësishme të nxënësve, ndërsa testimin do ta bëjnë punonjësit shëndetësorë, të cilët do t’i testojnë nxënësit në vetë shkollat, nëpër hapësira të caktuara nga shkollat. Testimi, zgjat më pak se një minut, e njejta është e sigurt dhe pa dhembje, dhe është si çdo marrje brisi nga fyti dhe hunda”.
Më shumë testime do të bëhen në Tetovë, ndërsa më pak në Gostivar.
Ministria e Shëndetësisë
“Më shumë testime do të bëhen në komunat Tetovë 546, Kumanovë 489, Manastir 378, Prilep 309 dhe Gostivar 296. Derisa, në kuadër të shkollave të komunave dhe të Qytetit të Shkupit, skriningu do të përfshij 766 nxënës”.
Ministria e Shëndetësisë apelon deri te prindërit dhe kujdestarët, të lejojnë nxënësit që të marrin pjesë në testin preventiv, me qëllim që siç thonë të fitojnë të dhëna relevante për transmetimin e Kovidit-19 nëpër shkolla si dhe të vërtetojnë raste asimtomatike tek nxënësit e shkollave të mesme. Me dhënien e mbështetjes për skrining, shtojnë më tej, do të kontribuoj ndjeshëm në marrjen e të dhënave të bazuara në fakte, të cilat do të mundësojnë sjelljen e mëtutjeshme të vendimeve të duhura në interes të fëmijëve dhe nxënësve.