Sindikata e Arsimit të shtunën do të protestojë në Shkup

Në disa shkolla nesër do të zhvillohet procesi arsimor, si mbulim i orëve të parealizuara për shkak të ardhjes së papa Franceskut në Shkup, më 7 maj, njofton Portalb.mk.

Por, të njëjtën dit do të organizohet protestë nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SANK). Protesta do të fillojë në ora 16:00 nga Porta Maqedonia, ndërsa do të vazhdojë para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në ora 16:30.

Punëtorët e çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme, punëtorët e kulturës dhe shkencës, do të protestojnë për paga më të larta për 25%, përmirësimin e statusit të punëtorit dhe respektimin e ligjit.