PROCESI ARSIMOR/ Carovska: Nga përgjegjësia jonë varet se sa gjatë nxënësit do të jenë në shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në televizionin Sitel, ka deklaruar se nga të gjithë ne varet se sa fëmijët do të shkojnë në shkolla me prezencë fizike.

Ajo ka bërë apel deri tek prindërit që të vaksinohen.

“Nga të gjithë ne varet se sa fëmijët do të rijnë në bankat shkollore. Çdo prindër ka përgjegjësi të vaksinohet, që fëmija i tij të jetë më i lumtur dhe të kemi mjedis të sigurt për nxënësit. Bëj apel deri tek të gjithë prindërit që të imunizohen”, ka thënë Carovska, përcjell Schoolture.info.

Ministrja ka shtuar se mësimdhënësit dhe kuadri arsimor janë të vaksinuar mbi 70%.

Schoolture.info