HASIM MEMISHI SOPI/ Mos u çudisni!

Mos u çudisni!

Model e kemi bë muzikën me tanga e që i këndohet kokainës;

Model i kemi bë serialet që çdo të tretën sekond shajnë;

Model e kemi të riun që pa asnjë ditë pune vozit Range Rover;

Model e kemi të fortin e lagjes që zgjohet në tre pasdite;

Model e kemi atë që e ze rrugën dhe i shikon shtrembët të gjithë;

Model e kemi atë që fotografohet me vetura luksoze e armë;

Model Nuk e kemi atë që mëson, që kërkon falje, që thotë faleminderit për gjithçka, që punon ndershmërisht, që respekton rregullat, që çmon vlerat, që shikon punën e vet, ai na duket “hupfajlle”

Pastaj çuditemi me rastet që na ndodhin gati se çdo ditë!

Gjithë atë sakrificë bëjmë për t’i ndryshuar gjërat për të mirë, sa del jashtë e sheh se çdo gjë shkon mbrapsht!

Huazuar nga facebook-u i aktorit Hasim Memishi Sopi