FILLIMI I MËSIMIT/ Si do të veprohet nëse një nxënës del pozitiv?!

Shkollat ​​janë të përgatitura për mësimdhënie me prezencë fizike, por edhe për dy skenarët e tjerë, nëse përkeqësohet situata, transmeton Portalb.mk.

Dushan Tomshiq, këshillëtar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në një intervistë për Sitel ishpjegoi detajet se si do të zhvillhej mësimi për orë të caktuara, siç është edukimi fizik.

“Sa i përket orës së edukatës fizike, rekomandimi është që të zhvillohet jashtë nëse lejojnë kushtet e motit. Përndryshe, kjo orë mësimore do të mbahet pa mbajtur maska ​​mbrojtëse, qoftë në oborrin e shkollës apo në sallë sportive. Në protokoll është theksuar qartë se gjatë orës së edukatës fizike nuk duhet të ketë përzierje të nxënësve nga klasa të ndrshme, për çka shkollat ​​do të duhet të përgatisin orare”, thaTomshiq.

Tomshiq theksoi se në rast të mësuesve pozitivë, nxënësve dhe prindërve,do të veprohet vetëm me algoritmet e Komisionit për Sëmundjet Infektive, të cilado të përcaktojnë se cili prej kontakteve do të shkojë në izolim.

Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson sejanë përgatitur edhe dy skenarë rezervë që do të zbatohen në varësi të situatës epidemiologjike, kurse se cili prej tyre do të kalojë do të vendoset nga Komisioni për Sëmundjet Infektive.

Sipas vendimit të Qeverisë, mësimi do të fillojë me prezencë fizike për të gjithë nxënësit. Përjashtim bëjnë nxënësit me sëmundje kronike, nxënës që kanë të sëmurë kronik në familje, si dhe për arsye jo mjekësore që do të vendosen nga shkollat. Për këta nxënës do të ketë mundësi për të ndjekur mësimet online gjatë gjithë vitit shkollor.

Tomshiq bëri thirrje për respektimin e vazhdueshëm të protokolleve dhe theksoi se ato parashikojnë që mësimi të zhvillohet duke mbajtur maska ​​në klasë, të bëhet ventilim i shpeshtë, pastrim dhe dezinfektim i klasave, korridoreve dhe dhomave të tjera në shkolla.