Pasi është akuzuar për shpërndarje të përmbajtjeve të krahut të djathtë, Facebooku ka bërë të ditur se postimet më të shikuara në platormën e tij janë pyetjet si: nëse sheqeri shkon me shpagetat.
Raporti i parë publik rreth përmbajtjes së lajmeve të anëtarëve të Facebookut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është fokusuar në atë se çka postohet më së shumti dhe ka shikohet më së shumti.
Sipas raportit, shprehja “realiteti juaj” del të jetë fjalia më e popullarizuar për tre muaj të vitit 2021. Pyetje të tjera joserioze të publikuara me tekst gjigant, përbëjnë shumicën e 20 shprehjeve më të shpeshta.
“Ju lutemi zgjidheni këtë çështje, a shkon sheqeri në shpageti?”, është shprehja e katërt më e shikuar, me 58,5 milionë shikime, dhe 3,8 milionë komente.
Sipas Facebookut, disa prej postimeve që janë në mesin e 20 më të shikuarave, mund të kenë përmbajtje të kualitetit të ulët.
Po ashtu, Facebooku bën me dije se vetëm 6% e përmbajtjeve të shikuara nga përdoruesit, janë politike.