Një familje nga Louisiana në mënyrë krejtësisht aksidentale është bërë miliardere për disa ditë, pasi në llogarinë e tyre bankare u depozituan 50 miliardë dollarë – duke u bërë kështu familja e 25-të më e pasur në botë – dhe atë për më pak se katër ditë.
Agjenti i patundshmërive në Baton Rouge, Darren James, 47-vjeq, ka thënë për Fox se si këtë muaj një ditë është detyruar të kthehet më herët nga puna – ku gruaja e tij e priste me pasqyrën e llogarisë së tyre bankare – duke i kërkuar ta shikoj mirë, transmeton Telegrafi.
“Hape dhe do ta shohësh që në llogari kemi 50 miliardë dollarë”, tha James, i cili u befasua nga fakti se në mënyrë krejtësisht aksidentale u bë shumë i pasur.
“Të gjithë thamë njëzëri se kush do të troket në derën tonë, pasi që nuk ishim në dijeni për prejardhjen e tyre”, shtoi ai.
Megjithatë pranoi se në një moment mendoi se mund të kishte qenë “daja i tij i pasur” që i ka lënë para – e me atë shumë të parave do ta rangonte një vend nën themeluesin e Nike, Phil Knight.
“Nuk mund ta mohoj që ishte ndjenjë e mirë të shohësh kaq shumë zero në llogari”, ka thënë ai me një dozë shakaje.