LIBRI/ Gostivari hap dyert për lexuesit: Zgjidh Gostivarin, vizito Panairin e Librit

Panairi i Librit në Gostivar çeli dje dyert për të mirëpritur lexuesit në Amfiteatrin e qytetit. Në ditën e parë të panairit të librit ka marrë pjesë dhe kryetari i komunës së Gostivarit,Arben Taravari i cili tha se kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore duke i ftuar qytetarët për të vizituar, gjithashtu ka inkurajuar të rinjtë që të orientohen drejt librave si një mënyrë për të ecur në karrierë:

“Zgjidh Gostivarin, vizito Panairin e Librit!
Sot pata kënaqësinë të merrja pjesë në hapjen e Panairit të Librit në qytetin e Gostivarit, i cili vjen në organizim të Lidhja Shqiptare në Botë – Kuvendi për Maqedoninë e Veriut dhe Qendra Mozaik në Gostivar. Hapja e Panairit dhe promovimet që kanë filluar nga sonte, do të vazhdojnë deri në datën 16 Korrik, në Amfiteatrin e Qytetit.
Në Panair do të gjeni autorë dhe shtëpi të shumta botuese të njohura nga Shqipëria, Kosova dhe vendi ynë. Nuk mungojnë edhe krijuesë nga qyteti i Gostivarit. Panairi do të pasurohet edhe me program artistik.
Komuna e Gostivarit e mbështet financiarisht këtë evenimet të rëndësishëm kulturor, prandaj #Zgjidh Gostivarin, vizito Panairin e Librit!”.