Pse ndodhi: vlera e tregut e Facebook tejkaloi 1,000 miliardë

Vlera e tregut e Facebook tejkaloi 1,000 miliardë dollarë për herë të parë, pasi gjigandi i teknologjisë pati një fitore në gjykatë kundër rregullatorëve të SHBA.

Një gjykatë federale në SHBA hodhi poshtë dy procese gjyqësore kundër kësaj kompanie – Komisionin Federal të Tregtisë (FTC) dhe një grup shtetesh, të cilat bënë që aksionet e Facebook të hidheshin me 4.2 përqind, raporton BBC.

Falë kësaj, vlera e Facebook tejkaloi 1,000 miliardë dollarë, duke e bërë atë të fundit në një seri të “pesë kompanive të mëdha” të teknologjisë që kanë arritur këtë moment të rëndësishëm.

Procedurat ligjore të filluara kundër Facebook kishin të bënin me shtypjen e konkurrencës, kujton BBC.

Më saktë, gjyqtari James Boasberg vendosi që padia e FTC kundër Facebook ishte shumë e paqartë, ndërsa padia tjetër, e ngritur nga një grup prej 46 shtetesh, u hodh poshtë sepse shkeljet e pretenduara kishin ndodhur shumë kohë më parë. /tesheshi.com/