Studiuesit në Londër kanë anketuar më shumë se 700 prindër në lidhje me përdorimin e përditshëm të ekraneve me prekje dhe mënyrën se si fëmijët flenë
Ata zbuluan se vogëlushët që i përdornin më gjatë flinin më pak natën.
Gjumi është i rëndësishëm për zhvillimin kognitiv, veçanërisht gjatë viteve të para të jetës, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, 75% e fëmijëve (midis 6 muajsh dhe 3 vjet) kanë përdorur ekranin me prekje çdo ditë dhe për çdo orë shtesë të përdorimit, fëmijët kanë fjetur gjumë afërsisht 16 minuta.
“Këto rezultate tregojnë se popullariteti dhe aksesshmëria e ekraneve të tilla kanë çuar në një nivel të lartë të përdorimit nga fëmijët, andaj kjo shoqërohet me pakësim të gjumit”, shpjegoi autori i studimit Dr. Tim Smith.
Është interesante, Dr. Smith thotë se studimet e mëparshme kanë treguar që përdorimi aktiv i ekranit prekës – në vend të shikimit pasiv të videos, në të vërtetë lidhet me arritjet e hershme në piketa motorike tek foshnjat.