Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se është bërë pagesa e mjeteve për bursat e nxënësve dhe studentëve për muajin Qershor 2021. Shfrytëzuesve të bursave të MASH-it – bursa për nxënësit e shkollave të mesme, për studentët e regjistruar në studimet deridiplomike në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për studentët e regjistruar në njërin nga universitetet më të mira botërore sipas rang listës së Shangait, në llogaritë e tyre rrjedhëse u janë lëshuar mjetet e bursës për muajin Qershor. Kjo praktikë e pagesës së rregullt mujore të mjeteve për bursa për nxënës dhe studentë, praktikë e cila u vendos në fillim të vitit 2021, do të vazhdojë te realizohet edhe gjatë periudhës së ardhshme, si motiv dhe mbështetje për nxënësit dhe studentët në procesin e edukimit të tyre.