Policia zvicerane me metodë të re për gjobitjen e shoferëve të papërgjegjshëm, kamuflon radarin me kamerë në rimorkion e një kamioni

Policia zvicerane duket se ka “zbuluar” një metodë të pazakontë, për të ndëshkuar shoferët e papërgjegjshëm që nuk respektojnë kufizimin e shpejtësisë në zona urbane.

Kështu ka vendosur radarë të fshehur, nëpër rimorkio të kamionëve të parkuar në skaje të rrugëve të qytetit të Cyrihut, transmeton Telegrafi.

Radari i pajisur me kamerë ishte vendosur në Uraniastrasse të Cyrihut, ku filmonte të gjitha veturat që tejkalonin shpejtësinë e lejuar me shenja paralajmëruese të komunikacionit.

Një video e publikuar në platformën TikTok e dëshmon një gjë të tillë, ku përkrah radarit të kamufluar ka thasë me mbeturina dhe gjësende tjera të vjetra, me qëllim që të mos duket apo vërehet assesi nga shoferët.

E pavarësisht se shumë qytetarët e kanë dënuar një veprim të tillë, sipas policisë kjo metodë është dëshmuar si tejet efikase – duke ulur përqindjen e aksidenteve dhe shqiptuar tiketa.