Grupi i prindërve “Libra dhe mësim patjetër të ketë” nuk heq dorë nga kërkesa për tërheqjen e propozim ligjit për digjitalizimin e teksteve shkollore. Pas protestave ne fundjavë, sot në Kuvend prindërit dorëzuan propozim për fillimin e një nisme të qytetarëve për shpallje të referendumit në nivel shtetëror. Nga nisma “Libra dhe mësim patjetër të ketë”, thonë se tashmë kanë arritur të mbledhin 600 nënshkrime, vetëm në Shkup. Gjithashtu, prindërit kërkojnë takim edhe me kreun e Qeverisë, Zoran Zaev dhe nuk përjashtuan vazhdimin e organizimit të protestave.
“Nëse nuk marrim përgjigje brenda tre ditësh, do ta konsiderojmë të pranuar dhe do të vazhdojmë mbledhjen e nënshkrimeve. Na duhen 10,000 nënshkrime për të qenë në gjendje të organizojmë legalisht një referendum. “Nëse nuk pranohemi nga Kryetari i Kuvendit, ne do t’i drejtohemi Qeverisë dhe do të vazhdojmë me protestën”, Dragana Spasevska, grupi i prindërve.