Dorrëzohet në Kuvend propozimi për shpalljen e referendumit për dixhitalizimin e librave

 Nisma “Libra dhe mësim detzrimisht të ketë” dorrëzoi në Kuvend propozimin për shpalljhen e referendumit në të cilin qytetarët do të shprehin qëndrimin e tyre për propozim ligjin për dixhitalizimin  e teksteve shkollore.

Lidhur me nismën e tyre ata tashmë kanë tubuar rreth  600 nënshkrime, të cilat janë larg nga 10.000 sa nevojiten për shpalljen e një referendumi.

Përfaqësuesja e nismës, Dragana Spasevska, thotë se kanë mbështetje të madhe në qytetet tjera.

Ajo theksoi se nëse  brenda tre ditësh nuk marrin përgjigje nga Kuvendi, ata do të konsiderojnë se propozimi i tyre është pranuar dhe do të vazhdojnë mbledhjen e nënshkrimeve.

“Presim të mbajmë një takim pune për temën aktuale me kryeparlamentarin dhe me këshilltarët e tij për arsim. Nëse nuk na pranojnë  do të vazhdojmë me protesta paqësore dhe marshime paqësore në të gjitha qytetet në vend” tha Spasevska.