Agjencia e Filmit e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bë anëtarja e 34-t e EFADs – Asociacionit Evropian të Agjencive të Filmit. Vendimi për t’u pranuar në këtë asociacion shumë të rëndësishëm u soll në Asamblenë e Përgjithshme të EFADS, ku drejtori i Agjencisë për Film i Maqedonisë së Veriut, Gorjan Tozia pati fjalim dhe i prezentoi angazhimet të cilat i bën Qeveria në drejtim të mbështetjes së produksionit të filmit si dhe hapat të cilat i ndërmarrim për zhvillimin e veprimtarisë filmike në vendin tonë. pas fjalimit të tij, pasuan Q&A me përfaqësuesit e pranishëm, krerë të qendrave filmike evropiane – anëtare të këtij asociacioni. Agjencia bëhet anëtare shoqëruese e EFAD’s, ndërsa ky është status i rezervuar për të gjitha agjencitë e filmit dhe qendrat prej vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.
Tozia ka theksuar se ky status do t’i mundësojë Agjencisë të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet në organizim të këtij asociacioni dhe i garanton të drejtë të pjesshme të votës. “Agjencitë evropiane të filmit angazhohen për qasje më të madhe të filmit evropian në formate të ndryshe dhe platforma. Misioni i tyre është t’u mundësojë kulturave lokale dhe bashkësive të ndryshme gjuhësore të prezentohen në pëlhurën e madhe dhe filmat e fuqishëm, kulturor të ndikojnë thellë në zemrat dhe mendjet e publikut në dobi të mirëqenies së shoqërisë evropiane”, kumtojnë nga Agjencia e filmit. Anëtaret e EFADs angazhohen për edukim mediatik dhe tregime të cilat e mbështesin lirinë e të shprehurit dhe kulturën filmike me qëllim që produksioni i filmit, trashëgimia e filmit dhe filmi si art të prekin një auditorium sa më të gjerë. /MIA/