Për herë të parë në Spitalin e Tetovës bëhet heqja e një tumori në pjesën e kraharorit

Pacienti është përballur me dhimbje të forta në atë pjesë të kraharorit të cilat nuk u qetësuan plotësisht as me terapi analgjetike. Ishte e nevojshme diagnozë para operacionit me tomografi kompjuterike dhe skanim të kockave. Raste të tilla nënkuptojnë edhe mundësi për biopsi”, thotë dr. Ivan Karapetrov.

Intervenimi i tillë vjen pas formimit të ambulancës për kirurgji torakale brenda repartit të Kirurgjisë në Spitalin Klinik të Tetovës që nga janari.

“Kjo ambulancë është një mundësi që banorët e Tetovës dhe rajonit në vend të qendrave të tjera klinike ta marrin ndihmën e duhur mjekësore për sëmundjet kirurgjikale të gjoksit dhe pjesëve të organeve të gjoksit.

Për më pak se një muaj janë regjistruar rreth 200 pacientë te të cilët ka pasur ekzaminime, hospitalizime dhe operacione në gji, gjëndër tiroide, kullim torakal dhe kujdes për dëmtime traumatike të gjoksit”, shpjegon Dr. Karapetrov, kirurg i kraharorit.

Në këtë operacion specifik dr. Karapetrovin e ndihmuan tre kolegët e tij, gjithashtu specialistë të kirurgjisë së kraharorit, dr. Ardit Qafjani, dr. Imran Ferati, dr. Visar Xhaferi dhe anesteziologia specialiste dr. Minire Iseni.

https://www.facebook.com/karaivan/posts/10223275301564642