Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska tha se edhe pse ka rritje të numrit të të sëmurëve me covid-19, tani për tani nuk po merren masa të reja për shkollat.
Situata, siguron ajo, është stabile.
“Situata në shkolla është stabile. Me prani fizike aktive, sipas rastit të fundit, ka rreth 35 nxënës dhe rreth 60 mësues, që është shumë më pak se fundi i gjysmë vjetorit të parë dhe të gjitha protokollet po zbatohen. Nuk kemi përhapje interne të sëmundjes, është stabile, tani për tani nuk mendohet për masa tjera nëpër shkolla”, tha Carovska.
Për dallim prej shkollave, ku Ministri siguron se situata është stabile, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve në nivelin shtetëror, në dhjetë ditët e fundit autoritetet shëndetësore kanë rekomanduar rivendosjen e orës policore.
Propozimi është që ora policore të fillojë nesër dhe të zgjasë për dy javë në periudhën nga 22:00 deri në 5:00 të mëngjesit.