Profesoresha e psikologjisë Ajten Shaqiri, ishte ligjëruesja e trajnimit vullnetar të radhës të organizuar nga shoqata “Dritë Shprese”, në Komunën e Çairit në Shkup. Tema “Stresi dhe menaxhimi i tij”, u ndoq me interes të lartë nga një numër i konsiderueshëm studentësh, më datë 3 mars 2021, të cilët ndërvepruan në mënyrë aktive duke ndarë shqetësimet dhe problematikat e tyre.
Znj. Shaqiri, argumentoi shkencërisht nevojën e individit për të gjetur mënyra apo strategji për përballimin e stresit me sukses, sepse nëse ky i fundit grumbullohet, është i dëmshëm për shëndetin fizik dhe mendor të individit, duke u bërë shkaktar i sëmundjeve të ndryshme psiko-somatike.