Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se është e pranueshëm zgjedhja e kompromisit për mënyrën e dhënies së provimit të maturës shtetërore, të cilën e pranoi edhe Unioni i nxënësve të shkollave të mesme. Modeli i propozuar është në interes të të gjithë maturantëve, ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut e mban standardin nga 4 provime (2 eksterne dhe 2 interne) dhe asnjë maturant nuk do të dëmtohet.
Edhe nesër, Këshilli i Maturës do t’i shqyrtojë të gjitha çështjet që dalin nga kushtet e propozuara, pas së cilës do të vendoset metodologjia për dhënien e provimit të maturës shtetërore.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Këshillin e Maturës me kohë do t’i informojë maturantët për ndryshimet e bëra me qëllim që të përgatiten për dhënien provimeve.
Gjithashtu, rikujtojmë se ky model i dhënies së provimit të maturës shtetërore ka qenë tashmë i aplikuar në vendin tonë nga viti shkollor 2007/2008 deri në vitin shkollor 2012/2013.
Në raportet e OECD-së, matura shtetëror si pjesë e sistemit arsimor vlerësohet pozitivisht dhe planifikojmë edhe më tej ta përmirësojmë dhe ta përparojmë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon të punojë me përkushtim në krijimin e arsimit cilësor që është në interes të nxënësve.