Profesori i njohur universitar Gadaf Rexhepi në profilin e tij në facebook ka publikuar se punimi i tij në lidhje me përgjegjësitë shoqërore të korporatave në dekadën e veprimit është publikuar në njërën ndër revistat më të mira në fushën e Menaxhmentit dhe Biznesit
“Kam kënaqësinë të ju prezantoj punimin e radhës të publikuar në një ndër revistat më të mira në fushën e Menaxhmentit dhe Biznesit, zakonisht i ranguar në Top 20-40, ndërsa në dhjetë më të mirat në fushën e CSR!”, ka shkruar Rexhepi.
Qëllimi i këtij studimi është të marrë në konsideratë rolin e vlerave personale në formësimin e perspektivave të përgjegjësisë shoqërore të korporatave (CSR) në dekadën e veprimit (2020-2030).
Linku deri tek punimi mund ta gjeni duke klikuar KËTU.
Burimi: Schoolture.info