“Pebbles” (Guralecë) nga debutuesi indian Vinotraxh P.S. e fitoi çmimin prestigjioz Tigri i artë dhe 40.000 euro në edicionin e sivjetmë të 50-të të festivalit në Roterdam, ndërsa në “Në kërkim të Venerës” (Looking for Venera) e debutueses kosovare Norika Sefa në bashkëproduksion të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut e fitoi Çmimin special të jurisë, njëjtë si edhe “I Comete – A Corsican Summer” (Verë korsikane) nga autori francez Paskal Tanjati. Çmimin VPRO Ekrani i madh e fitoi argjentinasja Ana Kac për filmin “El perro que no calla” (Qeni që nuk dëshironte të hesht), ndërsa boshnjakja Jasmina Zhbaniq për filmin “Quo vadis, Aida?” për masakrën në Srebrenicë e fitoi çmimin e publikut, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.
Fituesi “Pebbles” është dramë naturaliste për marrëdhënien e shtrembëruar midis një fëmijë të vogël dhe të atit të dhunshëm të dehur gjatë një udhëtimi nëpër rajonin e Indisë jugore të goditur nga thatësia e madhe e shekullit.
Filmi i Norika Sefës, e cila jeton dhe vepron në Pragë, është për njohjen dhe maturimin shpirtëror dhe seksual të adoleshentes Venera në një fshat të Kosovës dhe emancipimit të saj në një mjedis të rreptë partiarkal. Venerën dhe shoqen e saj rebele Dorina shkëlqyeshëm i luajnë aktoret e reja Rozafa Çelaj dhe Erjona Kakeli dhe energjia e tyre e kundërt, njëra e qetë dhe serioze, ndërsa tjetra rebele. Producent është “Circle Pruduction” e Besnik Krapit, ndërsa disenjuesi i zërit Igor Popovski është producent nga Maqedonia e Veriut, si dhe producenti Dejan Krajëevski nga “Krug film”. Edhe ky sukses, si edhe triumfi i debutantes kosovare Blerta Basholli me “Zgjoi” në edicionin e sivjetmë të festivalit “Sundance” është edhe një konfirmim për zhvillimin e madh të kinematografisë kosovare në 5 vitet e fundit.
“Me përmbajtje të qëllimshme dhe sinqeritet jopretecioz, puna me kamerën dhe zërin bashkohen që të kapin një coë intime jete, ku ajo që shpejtë fshihet nën qilim nuk është harruar. ‘Në kërkim të venerës’, detajet e imëta nga përditshmëria janë përmbushur në mënyrë delikate me gjurmimin e rrezikshëm, por këmbëngulës të gjindet ‘unë’ personale e re”, thotë juria në elaborimin për çmimin për filmin e Sefës.
“Ky film mori 5 vite të jetës sime, jo pak!! Jom shumë e lumtur që e kam pasë fatin me punu me secilin që qëndron prapa këtij filmi, krejt, ama krejt, ata që i kanë dhënë kuptim edhe shumë nuanca kësaj përvoje. Ky çmim është shumë I rëndësishëm për filmin, por gjithashtu një shenjë prestigji sepse festivale si IFFR pëlqejnë të inkurajojë sfidat narrative dhe inovacionin në gjuhën e filmit. Ky është një motiv i madh për mënyrën qysh unë punoj”, është shprehur regjisorja Norika Sefa përmes një video mesazhi gjatë ceremonisë së ndarjes çmimeve.
Çmimi i Asociacionit ndërkombëtar të kritikëve filmik – FIPRESCI e fitoi filmi tajlandez “The Edge of Daybreak” (Buzë agimit) nga debutanti Taiki Sakripisit, hulumtim meditativ ndaj konfliktit politik të vjetër 40 vite dhe viktimat nga ai.
Drejtoresha e festivalit Vanja Kalluxherçiq, për të cilën edicioni i 50-të jubilar ishte viti i saj i parë i punës, thotë se kjo është koha më e vështirë pasiqë kanë arritur të sjellin selektim të shkëlqyeshëm në format të ridisenjuar t festivalit të filmit – festivali tani ishte onlajn, ndërsa në qershor pritet të ketë edhe formë fizike.