Çaji i zi apo sikurse njihet te shqiptarët si çaji rusi, është një ndër pijet që përdoret më së shumti në Kosovë dhe vendet tjera.
Po duke e ditur se ky lloj i çajit ka emërtimin çaj i zi, është e habitshme se si në Kosovë, Maqedoni pothujase të gjitha familjet i referohen si çaj rusi.
Shumë herë është shtruar pyetja se pse i thonë çaj rusi, por jo që është shkruar shumë për këtë emërtim.
Çaji i zi në ish Jugosllavi, ka ardhë si produkt nga Rusia, dhe për këtë arsye, në atë kohë i janë referuar si çaj i rusit dhe jo si çaj i zi.
Edhe mënyra se si servohet ky lloj çaji në Kosovë dallon nga vendet e tjera, pasi që në Kosovë edhe më tutje servimi i këtij çaji vazhdon në stilin turk, kurse vendet evropiane e servojnë në mënyrë tjetër. Ndërkohë, Anglia njihet si një ndër vendet që konsumohet më së shumti çaji i zi.