Probleme me pagjumësinë? Një listë me aplikacione që ju vijnë në ndihmë!

Pagjumësia ose një gjumë i çrregullt mund të ndikojnë në shëndetin tuaj fizik dhe mendor si dhe produktivitetin tuaj gjatë ditës

Të mësuarit për modelet tuaja të gjumit mund të jetë çelësi i një fillimi të mbarë.

Healthline ka përzgjedhur një listë me disa prej aplikacioneve më të mira për Android dhe iPhone.

Sleep Cycle

Monitoron modelet tuaja të gjumit dhe ofron statistika të hollësishme dhe grafikë të përditshëm të gjumit, në mënyrë që të merrni një kuptim më të mirë të asaj që po ndodh kur flini, ose çfarë mund të ndërhyjë në një gjumë të mirë gjatë natës. Aplikacioni gjithashtu përmban një orë alarmi inteligjente e krijuar për t’ju zgjuar butësisht kur jeni në fazën më të lehtë të gjumit.

Nature Sounds Relax and Sleep

Ky aplikacion vetëm për Android do t’ju ndihmojnë të filloni terapinë tuaj audio. Zgjidhni midis tingujve me cilësi të lartë të ujit, tingujve të natyrës, tingujve të kafshëve, “zhurmës së bardhë”, të gjitha këto të krijuara për t’ju ndihmuar të relaksoheni dhe të flini.

Sleep as Android

Ky aplikacion Android është krijuar për të ndjekur ciklin tuaj të gjumit dhe për të matur cilësinë e tij për sa i përket kohëzgjatjes, deficitit, përqindjes së gjumit të thellë, gërhitjes, efikasitetit dhe parregullsisë. Këto njohuri për modelet tuaja të gjumit mund t’ju ndihmojnë të bëni ndryshime për një gjumë më të mirë.

Sleepa

Sleepa përmban një koleksion të shkëlqyeshëm tingujsh që mund të përzihen në ambiente relaksuese me një kohëmatës të krijuar për të ndaluar automatikisht aplikacionin. Mund të zgjidhni midis 32 tingujve në katër grupe – shiu, natyra, qyteti dhe meditimi – plus tre lloje të zhurmës së bardhë dhe frekuencat më pak të njohura të zhurmës rozë dhe kafe. Gjithashtu mund të vendosni alarme të buta zgjimi.