Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska thotë se reformat e reja në arsim nuk do të ndikojnë negativisht mbi askënd, por përkundrazi, fëmijët do të marin më tepër dije, e mësimdhënësit nuk do të ngelin pa punë, informon Zhurnal.
Sipas ministres, mënyra e vlerësimit (notimit) do të prezantohet në prezantim publik, ku do të tregohet si do të bëhen testimet dhe si do të formohen notat.
Sa i përket mësimdhënësve, Carovska është decide se asnjë arsimtar nuk do të ngelet pa punë.
“Askush nuk do të ngelet pa punë, përkundrazi për ta po hapen mundësi të reja për përparim në karierë, për zhvillim personal dhe të ardhura më të mëdha. Së pari, mësimdhënësi do të mer autonomi më të madhe në menaxhimin dhe realizimin e orëve, diçka që vet ato e kërkojnë. E dyta, mësimdhënësit kërkojnë mbështetje më të madhe nga sistemi dhe me reformat këtë do ta sigurojmë, e ato janë pajisje bashkëkohore dhe metoda si platforma dhe resurse prë shkëmbim të përvojave. E treta, me reformën sigurojmë zhvillim më të mirë të karierës dhe profesionale sipas merit sistemit të vendosur, të ardhura më të mëdha dhe mundësi për përparim. Kjo është një nga angazhimet e mia kyçe që do ta ngritin motivimin e mësimdhënësve dhe kualitetin e mësimit. Nga atje sa reforma do të jetë frytdhënëse për nxënësit, aq e njejta do të jetë edhe për mësimdhënësit dhe punonjësit arsimor”, thotë Carovska.
Koncepti i ri me të cilin historia dhe lëndët tjera do të integrohen në një lëndë, ka ngritur bujë të madhe në rrjetet sociale. Për këtë gjë Carovska thotë se bëhet fjalë për integrimin e shkencave natyrore dhe shoqërore që sipas saj, kjo ndodhë çdokund në botë në vendet e zhvilluara, të cilat arrijnë rezultate tek nxënësit e tyre.
“Ideja jonë është të krijojmë rini, të ardhme, qytetarë të cilët do ta çojnë këtë shtet drejt zhvillimit social dhe ekonomik”, tha Carovska.