Dje përfundoi festivali i 9-të ndërkombëtarë i filmit, Tiff Oda i cili u mbajt prej me datë 9 tetor të këtij viti në Tetovë . Drejtori i këtij festivali, Berat Asani theksoi për Portalb se mbrëmë festivali u përmbyll me transmetimin e filmit “Zana” dhe me përmbylljen e këtij festivali janë ndarë edhe disa çmime për kategorinë “Win Panorama”, ku filmat që fituan çmime ishin “Da Yie”, “Why is mom always crying”, “Miles to fly”, “A moment of love” dhe “Sticker”.
Berat Asani, drejtor i festivalit Tiff Oda theksoi se mbrëmë kanë pasur një natë festive ngase ishte nata e fundit e festivalit dhe këtë e përmbyllën me filmin “Zana” nga regjisorja Antoneta Kastrati.
“Mbrëmë patëm një natë festive, ku dhe ishte nata e fundit e festivalit Tiff Oda, natë kjo ku u zhvillua edhe ceremonia e mbylljes së festivalit ndërkombëtarë të filmit TIFF/ODA – 2020, me t ‘cilin rast ndoqëm filmin “ZANA” nga regjisorja Antoneta Kastrati dhe patëm kënaqësinë që të kemi dhe në prezencë fizike protagonisten e filmit Adriana Matoshi që i dha më shumë kuptim përmbylljes së festivalit. Ndërsa në shenjë kujtimi me rastin e 10 vjetorit të ndarjes nga jeta e aktorit tonë Bekim Fehmiu, Tiff Oda shfaqi filmin “Mbledhësit e Puplave”!”- theksoi Berat Asani, drejtor i festivalit Tiff Oda.
Gjithashtu Berat Asani theksoi për Portalb se janë ndarë disa çmime nga juria për kategorinë “Win Panorama”, ku fitues të çmimeve ishin filmat “Da Yie”, “Why is mom always crying”, “Miles to fly”, “A moment of love” dhe “Sticker”.
“Për të vendosur dhe për të ndarë çmimet ishte juria e përbërë nga Farnoosh Samadi, Ali Asgar, Agim Abdula, të cilët vendosën të ndajnë çmime për kategorinë e filmit të shkurtë “Win Panorama”. Ku u ndajtën këto çmime:
DA YIE – Anthony Nti – Ghana/ Belgium – 20’
Win Panorama – Short Documentary:
WHY IS MOM ALËAYS CRYING – Karmen Obrdalj – Bosnia and Herzegovina – 15’
Win Panorama – Short Animation:
Miles to Fly – Kua Soo Kuan – Malaysia – 7’
Win Panorama – Student:
A Moment of Love – Julian Rachev – Bulgaria – 30’
Win Panorama – Jury Prize
STICKER – Georgi M. Unkovski – North Macedonia – 19’ “- theksoi Berat Asani.
Prej 3167 filmave nga 122 shtete të botës që kanë konkurruar në këtë festival, janë përzgjedhur vetëm 65 filma ku 50 janë transmetuar online, ndërkaq 15 të tjerë në teatrin e Tetovës
“Tiff Oda” gjatë 9 viteve të fundit vazhdimisht në muajin tetor-dhjetor ka mbajtur të gjallë famëdashësit e rajonit të pollogut dhe më gjerë, e këtë vit edhe pse në kushte të jashtëzakonshme dhe jo aq të lehta për të organizuar një festival, organizatorët e këtij festivali ia dolën që dhjetëra filma, shumë premiera të shfaqin para publikut tetovar dhe më gjerë.