Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka marrë vendim që për momentin të mos bojkotohet mësimi online, informon Schoolture.info. Këtë vendim e kanë bërë të ditur në faqen e tyre në fejsbuk, ndërsa kanë shpalosur edhe dy prioritetet e tyre kryesore. “Dje Kuvendi Qëndror i UNSHM-së morri vendim që të mos organizojë për momentin bojkot të mësimit nga distanca. UNSHM tashmë ka dy prioritete kryesore: të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve kryesore me mësimin nga distanca dhe të vazhdojë të përmisojë mësimin me model të kombinuar i cili duhet të zbatohet në momentin e duhur”, thuhet në njoftimin e UNSHM-së.
Burimi: Schoolture.info