Shkup, një edukatore pozitive me KOVID-19, dhjetë fëmijë në izolim

Një edukatore në një çerdhe në Gjorçe Petrov është pozitive me koronavirus. Pas marrjes së rezultatit është vendosur që në izolim të shkojnë 10 fëmijë.
Informacionin për “360 shkallë” e ka konfirmuar kryetari i komunë së Gjorçe Petrovit, Aleksandër Naumovski.
Sipas informacioneve të tij në izolim do të jetë edhe një prindër.
“Është i saktë informacioni se ka një edukator të infektuar. Nuk ka simptoma serioze, vetëm ka humbur shijen dhe pak ka rritje të temperaturës. Dhjetë fëmijë janë në izolim pas urdhrit të ISHP-së, që të gjithë janë në gjendje të mira pa asnjë simptomë. Një nga prindërit në bazë të algoritmit mbetet në izolim prej 14 ditëve së bashku me fëmijën. Janë ndërmarr të gjitha masat dhe është vepruar në bazë algoritmit të ISHP-së”, ka thënë Naumovski për 360 shkallë. /Schoolture.info/