MËSIMI ONLINE: LAPTOPË TË LIRË AS PËR “ILAÇ”

Pandemia e bërë të vështirë blerjen e një laptopi apo tableti, ndërkaq sistemi i ri mësimit nga distanca, për disa e bëri edhe të pamundur. Vendimi  i qeverisë për mësim online nga shumë kompani është cilësuar i vonuar. Memeti nga një kompani me përvojë 23 vjecare thotë që ka pasur informacion nga vera që tregu teknologjik po përballet me deficit të paisjeve, situatë e cila u reflektua edhe në funksionalitetin e paltformës.

“Për paisjet teknologjike , vjen fjala për laptop dhe tableta që janë kategori e mesme, unë që merem me këtë punë rreth 21 vjet si kompani këtë informatë e kemi poseduar qysh në muajn Qershor  që do të ketë mungesë të madhe të laptopëve edhe kjo nuk është vetëm në Maqedoni ose në Ballkan por është mungesë e madhe në të gjithë botën, Evropa po se po por edhe në Amerike. Dhe vendimi i qeverisë për tu kycyr të gjithë nxënësit online e ka gjetur totalisht të pa pregaditur dhe është formuar një kaos i madh”. thotë Nuri Memeti- Inxhinjeri I Shkencave Kompjuterike

Megjithatë shumë shtëpi nuk arritën të sigurojnë pajisje për fëmijët e tyre dhe të njëjtat u zëvendësuan me mjete tjera.

“Kaosi është paraqitur edhe tek prindërit edhe kërkesa e tyre dhe buxheti i tyre dihet , është një buxhet minimum ose mesatar. Mos haroni një fakt që ka prindër që kanë dy tre fëmijë dhe alternativë e kësaj me zgjidhjen e kanë gjetur në desktop që janë më të lirë pak , një ëeb kamerë që ka edhe mikrofon që të kycen në platformë”. shtoi Memeti

Ajo qe ndodhi me tregun e maskave në fillim të pandemisë,tashmë sic duket po ndodh edhe në tregun e teknologjisë bashkohore kryesisht me laptopet. Nga kompanitë që meren me distibuimin e të njëjtave thonë se ka deficit të laptopëve. Prindërit nga ana tjetër shprehen se janë të detyruar që në një laptop të punojnë dy apo më tëpër fëmijë, të degjojmë prindërit.

“Është e vështië se s’kemi kushte, në një dhomë cka do bëjsh, dy fëmijë kam në shkollë ku do i dërgosh para. Një laptop të dy e përdorin.Ministrisë së arsimit i bëjmë thirrje që ti lëshojnë shkollat të punojnë shkollat se për në shtëpi nuk kemi kushte”. thotë nje prind

 “Më mirë është me marrë pjesë por në këtë rast krahasim me sëmundjen atëhërë përsëri online.Nëse paraqitet numri i madh i të sëmurëve a mund ta përballojm ne atë, nuk ka vend për këta që janë të sëmurë ku mbet edhë më tëpër me u sëmurë e vecanërisht ta mbrojmë brezin e ri”. thotë nje prind

“Nuk kemi kushte ne për atë, me pas mundësi të shkojnë, prezent të jenë fizikisht në shkollë më mirë, kështu nuk mësojnë”. thotë nje prind

Viti i ri shkollor në kushte pandemie u përball me sfida të ndryshme për shkak të modelit të kombinuar të zhvillimit të procesit mësimor. Në opinion qarkullon shifra prej 40 mijë nëxënës të cilët nuk kanë mundësi të pajisen me mjete për mësimin nga distanca. Nga Ministria e Arsimit kësaj kategorie të nxënësve u rekomandon ndjekjen e Programit televiziv shkollor në Televizionin publik. /KlanMacedonia