Ekspertët kanë përpiluar një listë të disa ushqimeve dhe produkteve, që mund të zëvendësojnë kafenë dhe ju japin energjinë e nevojshme.
Disa nga këto produkte janë:
Tërshëra– ky drithë ka një nivel të ulët të glukozës dhe ofron energji afatgjatë dhe të qëndrueshme për të gjithë ditën. Tërshëra për më tepër ndihmon në prodhimin e seratoninës, e cila na ndihmon të shmangim stresin dhe të kemi kujtesë më të mirë.
Farat e susamit dhe Chia– këto fara janë plot me magnez, i cili kthen sheqerin në energji. Fibra dhe yndyrnat e shëndetshme ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe sigurojnë energji të mjaftueshme.
Fasulet dhe avokadot– në përgjithësi të gjitha produktet e pasura me vitaminë B mundësojnë rritjen e energjisë, dhe janë përgjegjëse për funksionimin e mire të trurit. Vitaminat B9, B12 dhe B6 konsiderohen tre përbërësit kryesore, që parandalojnë edhe sëmundjet e zemrës.
Hurmat– ato janë të mbushura me sheqerna natyralë, që përfshijnë fruktozën, sukrozën dhe glukozën. Kjo i bënë ato një ushqim të favorshëm për ata, që kanë nevojë të rrisin nivelet e energjisë. /Gazeta Express