Prodhuesi amerikan i pajisjeve sportive “Nike” ka shënuar rritje të lartë në shitjen përmes Internetit, duke e kompensuar uljen paraprake të të ardhurave në dyqanet, të shkaktuar nga pandemia me Covid-19.
Kompania kumtoi se në periudhën e jashtëzakonshme qershor-gusht të vitit 2020 ka arritur rritje të madhe të shitjes digjitale prej madje 82 për qind, transmeton servisi publik Bi-Bi-Si.
Të ardhurat e “Nike”-t për periudhën e theksuar ishin 10,6 miliardë dollarë, falë rimëkëmbjes së shumë tregjeve të mëdha për kompaninë, duke e përfshirë edhe Kinën.
Paraprakisht, nga marsi deri në fund të majit, të ardhurat e kompanisë kishin rënë për më shumë se një të tretën. për shkak të mbylljes së dyqaneve dhe vendosjes së masave për mbylljen e tregjeve në mbarë botën./MIA