A e keni zakon që të blini libra edhe pse keni mjaftueshëm për të lexuar? Nëse kjo është e vërtetë, ju padashje jeni përfshirë në “Tsundoku”, një term japonez që përdoret për të përshkruar një person që zotëron shumë letërsi të palexuar. Fjala “doku” do të thotë “lexoj”. Ndërsa fjala “tsun” në “tsundoku” vjen nga “tsumu” – një fjalë që do të thotë “të grumbullohet”.
Pra, kur mblidhen së bashku, “tsundoku” ka kuptimin e blerjes së materialit të leximit dhe grumbullimit të tij. Fraza ‘tsundoku sensei’ shfaqet në tekst në vitin 1879 sipas shkrimtarit Mori Senzo, e cila duket satirike, për një mësues i cili ka shumë libra, por nuk i lexon ato. Edhe pse fjala “tsundoku” mund të tingëllojë si një fyerje, fjala nuk përmban asnjë stigmë në Japoni.