Disa ditë më parë Unioni i nxënësve të shkollave të mesme doli me deklaratë se javën e kaluar ka pasur ankesa nga nxënës të shkollave të mesme në më shumë qytete të shtetit se në shkollat e mesme paguhen taksa për dëftesat.
Ministri i Arsimi tha se zyrtarisht nuk është i njoftuar me atë raste. Ai ka inkurajuar të gjithë nxënësit dhe prindërit e tyre që të gjitha këto veprimet joligjore t’i denoncojnë në inspektoratin e arsimit.
“Zyrtarisht dhe formalisht në adresën tonë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nuk ka pasur asnjë ankesë. Por, siç është i njoftuar opinioni, ashtu edhe unë jam i njoftuar me një veprim të tillë. Ne si Ministri për arsim dënojmë fuqishëm veprimet të cilët i imponojnë nxënësit të paguajnë para. Dëftesat ne i japim falas dhe i inkurajojmë të gjithë nxënësit dhe qytetarët deri tek Inspektorati i arsimit të denoncojnë veprime të tilla joligjore”, ka deklaruar ministri i arsimit Arbër Ademi.
Burimi: Schoolture.info