Kriza e tanishme tregon se institucionet arsimore nuk janë të gatshme për mësim nga distanca. Kështu vlerësojnë përfaqësuesit e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme të cilët vlerësojnë se gjendja momentale në arsim është kaotike dhe duhet të kërkohen metoda të reja inovative të mësimdhënies për përmirësim të mësimit nga distanca. Këta përfaqësues kërkojnë që nga shtatori të fillohet mësimi në mënyrë tradicionale, pasi sipas tyre, mësimi nga distanca po tregon se shteti ynë nuk është i përgatitur për këtë lloj mësimdhënie.
Përfaqësues i nxënësve të shkollave të mesme
“Duke marrë parasysh se çfarë janë duke bërë shtetet tjera që kanë qenë më të goditurame koronavirus, janë duke respektuar protokolket dhe rekomandimet e OBSH për të filluar mësimin në mënyrë tradicionale por me rekomandime të OBSH-së. Mendoj se nëse repektohen rekomandimet mendoj se mund të fillojë mësimi në formën tradicionale të fillojë nga shtatori, pasi mësimi nga distanca është duke treguar se nuk jemi të përgatitur për këtë lloj mësimdhënie….”
Unioni i nxënësve është kundër çdo lloj testimi online pasi sipas tyre, kjo gjë sjell pabarazi dhe notim jo fer. Sipas tyre më të prekurit në aspekt të pabarazisë janë nxënësit që jetojnë në hapësira rurale dhe ata me nevoja të veçanta në arsim.
Përfaqësues i nxënësve të shkollave të mesme
“Mbylljet e shkollave janë duke thelluar pabarazinë dhe do të kenë pasoja afagjate, më të prekur janë ata që jetojnë në hapësira rurale dhe me nevoja të veçanta për arsim. Jo të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit kanë mjete të nevojshme financiare për të mbuluar të gjitha pajisjet për të marrë pjesë në procesin e mësimit në distancë. Përdorimi i platformave që janë pronë e sektorit privat mund të paraqesin rrezik ndaj natyrës autentike të arsimit publik me pasoja ende të paqarta, në pronësinë e përmbajtjeve dhe mbrojtjes së të dhënave”
Mungesa e investimit në dixhitalizim në të shkuarën, thonë ata, e komplikon çështjen e integrimit të metodave dhe mjeteve në formë dixhitale.
Burimi: TV SHENJA