Me pakon e tretë të masave Qeveria ka paraparë ndarjen e tre llojeve të mjeteve financiare gjegjësisht vauçer për nxënësit e shkollave të mesme, për studentë dhe të rinj deri në moshën 29 vite në mënyrë që të sigurohet ardhmëria e tyre, bëri të ditur ministri Arbër Ademi.
Lloji i parë i vauçer-it ka të bëjë me shumë prej 6000 denarëve, do ju ndahet studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme familjeve me të ardhura të ulëta, ndërsa paratë do të përdoren për mbulimin e participimit për studime në universitet deh për vendosje në shtëpi nxënësish, konvikte dhe në vendqëndrime private të regjistruara.
Lloji i dytë është një kartelë vendore, me vlerë në disponim prej 3000 denarë, e cila do ju dedikohet studentëve për blerje të produkteve vendore dhe për shërbime të caktuara që janë më të goditura nga kriza.
Lloji I tretë është vlerë maksimale prej 30 000 denarë për të rinjtë deri ën moshën 29 për kofinansim të trajnimeve dhe kurseve për IT dhe aftësi dixhitale.
12 milion euro dhe do të jenë të përfshirë rreth 100 000 përdorues.