Australia në luftë me macet! Ky është shkaku i “shfarosjes”

Ata janë të bukura, kanë gëzof dhe… janë armiku numër një në Australi.

Australia është në luftë me macet e rrugës. Deri në vitin 2020, qeveria dëshiron të eliminoj dy milionë mace.

Disa zona të Australisë kanë shkuar edhe më tej. Në shtetin verilindor të Queensland, ekziston edhe një këshill që ofron një dhuratë prej 10 $ për kokën e maceve të egra – një politikë që nga organizata për mbrojtjen e kafshëve PETA është përshkruar si “mizore”.

Pra, pse Australia nuk i pëlqen macet?

Përgjigjja është e thjeshtë: macet, sidomos ato të egra, janë vraasëse.

Ato mendohet të kenë ardhur në Australi në shekullin e 17-të. Që atëherë, numri i tyre ka rënë, ndërsa popullsia sot vlerësohet të mbulojë 99.8% të vendit.

Megjithëse macet e egra i përkasin të njëjtës specie si macet shtëpiake, macet e egra jetojnë si të egra, ku janë të detyruara të gjuajnë për mbijetesë. Dhe këtu nis problemi.

Ato besohet se ushqehen me zogj që gjenden vetëm në Australi, dhe këto specie janë në mbrojtje. Po ashtu edhe me disa zvarranikë të cilët nuk gjenden në asnjë territor tjetër në botë.

Ndërsa macet janë një problem i madh, qeveria po pritikohet se nuk u përqendrua shumë tek kosto e çështjeve të tjera më të ndjeshme politike, si humbja e habitatit të shkaktuar nga zgjerimi urban, prerjet dhe minierat. /tesheshi.com/